in

Haziri: Me kryetarin e ri do të kemi rikthim të madh në zgjedhjet lokale

Lutfi Haziri në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për Kuvendin e ri zgjedhor të kësaj partie, i caktuar të mbahet më 14 mars, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

“Për herë të parë do të kemi kuvend të jashtëzakonshëm. Kemi pasur situata të rënda edhe më herët, por kjo është për herë të parë një kuvend i jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryetarit Mustafa”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se më 14 mars do të shkohet për një mandat të ri të kryetarit të zgjedhur në atë Kuvend.

“Në atë kuvend do të zbardhën hapat e rinj të LDK-së, e që pas zgjedhjes së kryetarit të ri, me prioritet do të merremi edhe me kuvendet e degëve. Duhet të hyjmë në riorganizim të plotë si parti, dhe të kemi argesivitet politik para zgjedhjeve lokale”, theksoi ai.

Duke folur për dorëheqjen e Isa Mustafës, Haziri tha se vendimi i tij pas rezultatit zgjedhor është hap politik dhe sjellje prej burrështetasit.

“Dhe ia hap rrugë për kryetarin e ri që të vije në tavolinë të pastërt. Dhe që ta rikthej shpejt LDK-në dhe mos të ketë vakuum. Kuvendi do të prodhoj edhe besim edhe shpresojmë për rikthim të madh në zgjedhjet lokale të tetorit”, shtoi Haziri.

Sa i përket rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, Haziri tha se rezultati ka qenë i paralajmëruar, por që nga fushata në terren, është vërjetur se votuesi është pranë strukturave, por ajo që ka ndodhur me votën qytetare më 14 shkurt, duhet të shihet se çfarë ka ndodhur.

“Tash po flasim për rezultat që pë LDK-në është i tmerrshëm dhe është mësim që duhet të nxjerret. Ka frymë optimiste tash, sepse çdo situatë të rëndë e kemi kaluar të bashkuar. Dhe nuk guxon të ndalemi për asnjë motiv”, tha ai.

Lutfi Haziri do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri tërthorazi e ka pranuar se ai është njëri nga kandidatët për kryetar të ri të LDK-së.

“Jam duke u konsultuar me kolegë, nuk po bëj fushatë për kryetar. Duhet t’ia bëjmë punën dhe angazhimin në mënyrë që Kuvendi i 14 marsit të del i suksesshëm. Kushdo që del kryetar unë do të mbështes fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk është oportunist politik. “Nuk jam as lakmiqar e as egoist. Mendoj që ekip i madh i LDK-së është ai që është në Kuvend. Dhe Kuvendi e zgjedh kryetarin. Deri atëherë, kryetari i degës së Prizrenit, Anton Quni, e ka paraqitur qëllimin e vet që të kandidojë dhe tjerë emra nuk ka që kanë kandiduar ende”, ka theksuar Haziri.

Ai ka shtuar se është fakt që Anamorava e ka një interesim për ta pasur kryetarin e LDK-së.

“Është fakt që Anamorave ka një interesim që duhet ta kemi një kandidaturë për shkak të rolit historik që e ka Gjilani. Rikthimi i madh i LDK-së ndodh edhe më mua, edhe me Lumirin edhe me Kujtimin. Nuk i frikësohem sfidave, por unë jam i realizuar politikisht”, ka thënë Haziri.

Ai tha se mandati i kryetarit të ri është dyvjeçar, pasi kaq është ky mandat, para se të shkohet në kuvend të rregullt për mandat katërvjeçar.

“Fituese e zgjedhjeve është Vjosa Osmani”

Lutfi Haziri ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja e ka rolin e saj në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Fituese e këtyre zgjedhjeve është Vjosa, e cila e ka udhëhequr një listë me një parti që si takon. Dhe me një përfaqësim prej 14 kandidatëve, ka arritur shumë. I ka dhënë oksigjen politik krejt listës zgjedhore të VV-së. S’do të thotë që nuk kishte fituar VV-ja edhe pa Vjosa Osmanin. Ata të dytë kanë qenë kandidatë për kryeministra. Edhe kryetari i kuvendit është rezultat i zgjedhjeve, dhe nuk është dhuratë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti arriti ta ofrojë Osmanin me ofertën për presidente në zgjedhjet parlamentare.

“Kemi raporte normale me Osmanin,përkundër që kemi pasur dallime politike. E kam uruar zonjën Osmani për fitoren”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se po të kishte ndikim në LDK, nuk do të lejonte që Vjosa Osmani të largohet.

Sipas tij, i mbetet asaj nëse dëshiron të kthehet në LDK./Rtklive

Lini një Përgjigje

Mot me diell dhe vranësira

Hoxhaj: Kurti fitoi me demagogji, mashtrim e populizëm