in

Haziri: LDK-ja është e madhe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por ai shpreson se nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh.

“Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpresoj që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh.

Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila i është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së.

Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin dhe politika e njerëzve që Demaçit ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

Ashtu siç ne besojmë në Rugovën, ata besojnë në Demaçin. E duam Bacin për rezistencën e tij, mirëpo nuk kanë të drejtë të na luftojnë në emër të tij, por në emër të të majtës së tyre, të kuqes së tyre.

Ne jemi vet Republika. E duam dhe e ndërtojmë çdo ditë. LDK është e madhe!”, është shprehur Haziri.

Lini një Përgjigje

Palmer kërkon formalizimin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Për çka janë të dënuar ata që s’u lejuan të kandidojnë për deputetë