Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot një prind ka shkuar në Ministri dhe ka raportuar se në dhjetor të vitit 2021, vajza e tij 14-vjeçare kishte qenë shënjestër e një tentim dhunimi.
Haxhiu ka thënë se ndonëse dihet emri e mbiemri i të dyshuarit, ai vazhdon të jetë në liri.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!” – ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.