in

Haxhiu fillon me shfuqizimin e dy vendimeve

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Ajo ka shkruar se ka shfuqizuar dy vendime. 

“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë.

Bashkëngjitur gjeni vendimet!”, ka shkruar haxhiu në Facebook.

Lini një Përgjigje

Kamberi ia kujton Bërnabiqit se Kosova është e pavarur

Presidenti Biden thotë se do të rikandidojë në vitin 2024, mbron politikat e tij