in

Haxhiu e quan "Fake News" një lajm të RTK-së për një prokurore nga Peja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar padi ndaj RTK-së, pas një lajmi të rrejshëm për gjyqtaren nga Peja, Valbona Disha- Haxhosaj.

Haxhiu këtë paralajmërim e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke theksuar se nuk është kundër artikujve kritikë dhe se liria e shprehjes nuk nënkupton assesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

Postimi i plotë i ministres:

“Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake News’.

Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

Me qëllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar.

Lini një Përgjigje

Nga e shtuna nuk do të ketë vaksinim në qendrën “1 Tetori”

Asociacioni i Komunave nuk mund të jetë njëetnik