Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur në Pressing për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe moscertifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet.
Hasani i quan të padrejta sulmet ndaj kryetares së KQZ-së.
“Jam çudit dje, pse duhet të sulmohet Valdete Daka. Kjo është qesharake”, tha Hasani në Pressing.
Por a duhet Albin Kurti të lejohej për të kandiduar për deputet?
“A duhet a s’duhet ka vendosur Gjykata Kushtetuese?’, tha Hasani.
Nuk mundesh me i krijuar rregullat e lojës, e me i ndërruar rregullat gjatë lojës”, theksoi Hasani.
Hasani ka deklaruar se sikurse KQZ-ja, edhe PZAP-i do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të marrë pas seancës publike të mbajtur në dhjetor.
“Ti ‘a priori’ e din se PZAP-i nuk ka çare pa e zbatu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i penalizon të gjithë”, ka deklaruar eksperti i Kushtetutës në ‘Pressing’.
Tutje, ai ka sqaruar se për shkak të mos-specifikimit të llojit të aktvendimit të marrë nga gjykatat respektive ndaj personave që janë në lista të kandidatëve për deputetë në tri vitet e fundit, është krijuar kjo situatë.
“Ti ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situatë që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Vjenës është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, nuk ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike./Express