Kandidati i AAK-së për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve, ka vizituar kompanitë “Green House” dhe “Mabeko Group” nga Peja, të cilat nderojnë shtetin që sytë i ka drejt një të ardhme ekonomike stabile.
“Puna dhe vullneti i kompanive “Green House” dhe “Mabeko Group” nga Peja, na nderojnë si shtet që sytë i ka drejt një të ardhme ekonomike stabile.
Këto kompani janë dëshmi që Kosova ka potencial eksporti edhe në vendet më të mëdha evropiane.
Programi i Aleancës ka strategji konkrete për përkrahjen e ndërmarrësve tanë, që janë shtylla kryesore ekonomike e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.