in

Haradinaj uron Presidentin e inauguruar Biden

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi të postuar në Facebook ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, i cili sot bëri inaugurimin në Shtëpinë e Bardhë.

Postimi i Haradinajt:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.

Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: Kosova është me fat që Ju ka mik

Edhe 166 specializantë nisin shkollimin specialistik