Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Sekretarin e ri amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me rastin e zgjedhjes nga Senati në këtë post. Ajo nëpërmjet një shkrimi të postuar në Facebook shkruan se ky lajm i jep shpresë popullit të Kosovës për të ardhmen e sigurt krah SHBA-së.
“Përgëzoj Sekretarin e ri të Shtetit të SHBA-ve, z. Antony Blinken, i cili u konfirmua sot nga Senati Amerikan në detyrën e re.
Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe së bashku në NATO.
Urime të përzemërta nga Kosova, për mikun e Kosovës, Sekretarin Blinken!”, ka shkruar ministrja Stublla-Haradinaj.


