Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, i dominuar për president të Kosovës, nga kjo parti, sot ka pasur takim mobilizues me anëtarësinë e vet. Këtë e ka njoftuar në një postim në Facebook.
“Takimet mobilizuese po vazhdojnë.
Sot prezentova Programin e Aleancës 2021 – 2025, para banorëve të Hasit, Rekës së Mirë e Dushkajës, në Rogovë, Novosellë dhe Cërmjan të Gjakovës.
Kosova kërkon udhëheqje kompetente, vendimmarrëse dhe të palëkundshme për të mirën e qytetarit, që ka program të qartë për rritjen ekonomike dhe vende të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj.