Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, “ku po të dhem” për shkak që votimin për Ligjin për Zgjedhje e ka sjellë sot në Kuvendin e Kosovës, pa pasur ndonjë urgjencë për këtë gjë.
“Unë e kam një pyetje për Kurtin, a mund të më tregoni çfarë zori keni që po e merrni këtë ligj që po e sjellni këtë ligj sot natën, e jo javën tjetër, tregoni ku po ju dhemb”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se sot kanë pasur mundësi që të thërrasin një seancë me urgjencë për shumë të tema të tjera.
“Ju i dini procedurat për reformë zgjedhore, e dini se duhet të ketë dakordim pozitë opozitë, jam i befasuar për të keq me këtë mënyrë të punës së juaj. Ne kundërshtojmë këtë mënyrë, ne dëshirojmë të jemi me bashkëkombësit tanë, por nuk jemi që të dhunohet demokracia e Kosovës në këtë mënyrë”, ka thënë Haradinaj.


