Idriz Morina
– Historitë e trishta, dhe haraçi për investitorët gjerman, italian… dhe për diasporën! Diplomati gjerman nuk po fliste për një rast të vetëm aksidentalë, por për një shumësi rastesh: “investitorët gjermanë…
”Ndëshkimi, duhet të ndodhë për të dëshmuar se vazhdimi i pandëshkueshmërisë së krimit nuk mund të shkojë në pafundësi.Një tjetër turp të politikës gati dydekadëshe e ka zbuluar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde.Kjo nuk është thjesht një çështje që duhet lënë anash.
Një hetim serioz dhe shterues sigurisht se do të mund të nxirrte në shesh një prej skandaleve më të mëdha.Ministritë, që të gjitha kanë informacione të bollshme për investitorë potencialë në çdo fushë.
Në këtë rast ato nuk duhet thjesht të rrinë duke gjurmuar vetëm disa lloj skandalesh apo mbylljesh të çështjeve, apo thjesht të bëjnë përpjekje për rihapje të vetëm disa prej tyre.Haraçi problemi kryesorAmbasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde në një intervistë televizive në fundjavën që shkoi ka deklaruar se “investitorët gjermanë janë përballur me kërkesa për haraç’, kur ata donin që të investonin në Kosovë gjatë qeverisjeve të kaluara.Diplomati gjerman nuk po fliste për një rast të vetëm aksidentalë, por për një shumësi rastesh: “investitorët gjermanë…”
Pra, kjo akuzë nuk mund të pushojë. Nuk mund të mbyllet apo të anashkalohet si thuajse asgjë, duke u bërë e shurdhër një shoqëri.Madje hetuesit mund t’i kërkojnë bashkëpunim Ambasadës së Gjermanisë, se në cilat raste dhe në cilat institucione iu kërkua haraç.Ka disa vite që figura publike apo dëshmitarë të rasteve kanë folur dhe akuzuar institucionet se investitorëve potencialë u kanë kërkuar haraç, në mënyrë që ata të mund të hapin bizneset e tyre, në formë fabrikash apo në mënyra të tjera.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar javë më parë se investimet e huaja në Kosovë, po pengohen nga politika dhe grupet e interesit.
“Ndikimet politike dhe qarqet e interesit po i pengojnë investimet e huaja”, ka thënë ai.Edhe ish-ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrare, vite më parë kishte folur për një rast të kërcënimit të investitorëve italian, që ishin kapur pas intervenimit të Policisë së Kosovës.Por, sipas ambasadorit italian, tashmë dëmi kishte ndodhur dhe Kosova kishte pësuar humbje ekonomike.Sipas dëshmisë së diplomatit italian, investitori kishte planifikuar ti hapte 400 vende pune.Në vitin 2018 qe bërë si hit, një tjetër lajm negativ, pasi një investitor i huaj u pengua dhe nuk iu krijuan kushte të investonte në Kosovë.
Sipas atij plan-projekti, investitori mund të punësonte rreth 4.900 veta. Ai shkoi në Maqedoni, iu sigurua një hektar tokë falas dhe 5 vjet të punonte pa taksa, thuhet në raportimet e atij viti.Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2021 kanë arritur në 421 milionë eurove – krahasuar me 345 milionë euro në vitin 2020 dhe 254.8 milionë euro në vitin 2019.Por, mangësia e këtyre investimeve, është se p.sh. vitin e kaluar nga 421 milionë euro, 383.9 milionë euro janë shënuar në patundshmëri, të cilat investime nuk krijojnë shpresë për rritje të vendeve të punës, e aq më pak të ketë zhvillim.
Është e habitshme se rekordin e investimeve të huaja 440 milionë euro, për gati 15 vjet e mban viti 2007, viti i fundit nën administrimin ndërkombëtar të Kosovës nga UNMIK-u. Ndërsa, viti 2014 ishte më fatali, me vetëm 151 milionë euro.Ndërsa, këtë vit duket se për herë të parë do të thyhet rekordi negativ i investimeve të huaja.“Vlera e Investimeve të Huaja Direkte gjatë tre muajve të parë të këtij viti arriti në shumën prej 147.5 milionë euro apo 43.7 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e investimeve për muajt (Janar, Shkurt dhe Mars 2021), ishte 103.8 milionë euro”, thuhet në një raport zyrtar.
Vetëm në shtatë mujorin e këtij viti (janar-korrik), sipas të dhënave të BQK-së të siguruara nga gazeta, shuma e investimeve direkte të huaja, e ka arritur vlerën prej 402.9 milionë euro.Sipas BQK-së sektorët ku janë realizuar më së shumti investime janë: Aktivitetet e patundshmërisë, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ndërtimtaria, xehetaria dhe guroret, pastaj furnizimi me energji elektrike dhe gazi i avullt etj.Ndërsa, shtetet prej nga më së shumti vijnë “Investimet e Huaja Direkte” në Kosovë janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Shqipëria, Turqia, SHBA-ja etj.Pengoheshin edhe investitorët shqiptarë nga diasporaPor, nuk janë penguar vetëm investitorët e huaj. Marrëzi të tilla nga një sistem i kriminalizuar, që shfaqet si në pushtetin lokal dhe atë qendror, ua ka pamundësuar investimet edhe shqiptarëve nga diaspora.
Vetëm në një aferë, si e shpjegonte për media në vitin 2019, asokohe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj, një projekt prej 300 milionë eurove për investime nga diaspora po pengohej prej pesë vitesh (i bie nga viti 2014) të bëhej në komunën e Prishtinës, kohë kur në krye të saj ishte ekonomisti Shpend Ahmeti.
Dëmtimi i reputacionit
Hetimet duhet të kryhen, jo vetëm për të zbardhur një të vërtetë dhe për të ndëshkuar autorët, por edhe për të ndryshuar imazhin para diplomacisë së huaj në Kosovë, në këtë rast asaj gjermane, italiane etj., dhe për t’ia ndryshuar imazhin e zymtuar atdheut para investitorëve të ardhshëm potencialë.Ndëshkimi, pra duhet të ndodhë për të dëshmuar se vazhdimi i pandëshkueshmërisë së krimit nuk mund të shkojë në pafundësi, dhe po ashtu se rastet e tilla edhe pse janë krime në tentativë janë më të dëmshme se shumë krime të tjera të realizuara, pasi është dëmtuar imazhi i shtetit, potenciali investues, që mund të kishte shkuar në qindra miliona euro, me to, do të kishim mijëra të punësuar, miliona euro tatime, dhe më pak njerëz duke ikur nga Kosova. Këto janë vetëm disa nga dëmtimet kryesore që i mendoj, por sigurisht se ka edhe shumë dëme të tjera potenciale.Sigurisht se kjo ka dëmtuar edhe reputacionin politik të dështimit në sy të miqve tanë