Grupi terrorist Hamas e ka kthyer tërbimin e humbjes së luftës ndaj vetë palestinezëve tashmë, me raportime të shumë ekzekutimeve publike në Gaza para se të hyjë në fuqi marrëveshja e plotë e paqes atje, përcjell Gazeta Metro.
Siç pritej, Hamasi tha se në këtë kohë po ekzekutohen ‘bashkëpunëtorët’ e Izraelit, por sigurisht pa ofruar ndonjë dëshmi të këtij pretendimi.
Në një video të publikuar së fundmi, tetë burra të maltretuar shihen të gjunjëzuar e me duar të lidhura, teksa marrin plumb në kokë prej terroristëve islamistë të grupit famëkeq Hamas, i cili filloi luftën me Izraelin pas masakrimit të mbi 1 mijë e 200 njerëzve.
Hakmarrja e terroristëve të Hamasit filloi edhe para nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, ku llogaritet se së paku 52 anëtarë të klanit Dagmoush u vranë në luftime me terroristët islamistë, sipas NY Post.
Sipas raportimeve të mediave, Hamasi përdori auto-ambulanca për të hyrë në lagjen e këtij klani dhe më pas për të vrarë sa më shumë njerëz. Këto ngjarje ndodhin pikërisht në një kohë kaosi në Gaza, ku ushtria izraelite është tërhequr dhe tash pritet faza e dytë e paqes me hyrjen e trupave të huaj