Zana Avdiu
Ata nuk janë te shenjtë, ata janë njerëz, sikurse të gjithë ne. Ata nuk dine asgjë më shumë se ne, dhe nuk kanë ndonjë gradë më të naltë tek Zoti, sesa ne. Ata mund të jenë, dhe në fakt janë të gabueshëm, janë të këqij, gënjeshtarë, zhvatës, e që shumë prej tyre, nga kjo pozitë janë bërë edhe milionerë.
Është e dhímbshme, që kushdo që e krítíkon cilindo prej hoxhallarëve (edhe të gjithë prijësve fetarë, qoftë: prift, sheh apo çkado), menjëherë fillojnë akuzat, linçimet, sharjet, fyerjet madje edhe kërcënímet.
Kjo është totalisht gabim, dhe këtë e bëjnë vetëm ata që nuk mendojnë me kokën e tyre, e që fatkeqësísht janë shumë. Ju duke i mbrojtur me çdo kusht, dhe duke i shenjtëruar prijësit fetar, po Beni mëkat te Zoti, sepse, po i bëni edhe një shok atij. Pra, nëse këta hoxhallarët, që ju po i mbroni me çdo kusht, dhe po i quani të përkryer e të pagabim, e të gjithëdijshëm, kjo po i shndërron ata në më shumë se profet, pra po i bën diçka si Zoti. E kjo është mëkat!
Halil Kastrati dhe të gjithë hoxhallarët e tjerë, e prijësit tjerë fetarë qoftë prift apo sheh, a çkado, duhet të krítíkohet, të kontrollohet, e në qoftë se është nevoja, edhe të dënohet.
Mos e linçoni këdo që ve në pikëpyetje për veprímet e cilitdo prijësi fetar, sepse secili nga ne mund të dijë më shumë se ata, ani pse nuk e kemi titullin e tyre, apo vendin e punës së tyre.
Edhe profetët janë krítíkuar, edhe profetët kanë biseduar dhe konsultuar me njerëzit rreth tyre. Ata nuk janë sjellë ndryshe, veçse sikur të gjithë njerëzit e tjerë, kanë qenë shumë modest. Por, ashtu edhe duhej të silleshin, sepse ata ishin njerëz, ndonëse të zgjedhur. Ne fakt, ata kanë qenë shumë të varfër, nuk kanë gëzuar një luks kaq të madh, sikur që gëzojnë secili nga prijësit fetarë, këtu tek ne.
E kur profetët kanë qenë kaq modest, kush janë këta prijës fetarë, që pretendojnë që e kanë të vertetën në duart e tyre? Pse duhet ndjekur symbyllurazi, dhe të iu bindemi çkado që ata thonë? Kush janë ata që të sillen sikur të vetëmjaftueshëm, dhe ju t’i trajtoni si të tillë?
Mos i trajtoni si të tillë, sepse ata nuk janë të tillë. Ata janë vec njerëz, që shumë prej tyre e kanë keqpërdorur pozitën e tyre, për përfitime personale. Andaj, edhe mosbesimi ndaj tyre, i një numri të madh njerëzish, nuk është i pakuptimtë, por shumë i drejtë.
Ndaloni se linçuari, këdo që i kritikon këta prijës fetarë!


