in

Grupi radikal islamik: Hapja e ambasades- shkelje e rezolutave ndërkombëtare

Kosova dje e ka hapur zyrtarisht ambasadën në Jerusalem. Ky vendim i mbështetur nga SHBA-ja është kritikuar nga Turqia, vendet islamike dhe Bashkimi Evropian.

Pas zyrtarizimit të vendosjes së ambasadës atje, ka reaguar edhe zëdhënësi i grupit radikal islamik “Hamas”, Hazem Qasem.

“Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, është shprehur Qasem nga grupi militant palestinez që qeveris me Rripin e Gazës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar dje se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

Lini një Përgjigje

‘Quo Vadis, Aida’ nominohet për Oscars, Alban Ukaj: Çfarë momenti emocional!

Evropa duhet të ndjekë politikën e Joe Bidenit për Kinën