in

Grupet kriminale serbe hedhin mjet shpërthyes te gazetarja që po raportonte

Një gazetare në Kosovë është përballur me një situatë të rrezikshme, teksa drejt saj është hedhur një lëndë shpërthyese, gjatë momentit që ajo ishte duke raportuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, po raportonte për situatën e tensionuar në Veri.

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

Kujtojmë se ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë në veri të Kosovës.

 

Lini një Përgjigje

Me krenari u raportua nga Serbia se Vuçiq, kishte fjetur me komandantin e armatës serbe!

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të Ujmanit