in

Gruaja të mbrohet me të gjithë mekanizmat institucionalë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

“Është obligim i yni institucional dhe njerëzor që t’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat e shtetit dhe të shoqërisë për të mbrojtur gruan dhe për ta ndihmuar atë, për t’u fuqizuar në shoqëri. Me të gjitha elementet shtetërore, përmes organeve të rendit e të ligjit duhet të jemi shumë efikas në rastet e dhunës ndaj grave ‘’, theksoi kryeministri Hoti.

I shoqëruar nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ambasadorja e Norvegjisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Kryeministri Hoti tha se me pjesëmarrjen në këto aktivitete po tregojmë përkushtimin e Qeverisë për të rritur vetëdijen e qytetarëve për këtë fenomen i cili duhet të çrrënjoset përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Kuvendi merr ngjyrë portokalli në përkrahje të grave

Krimi i tmerrshëm, u kap në aeroportin e Cyrihut me kokën e gjyshes në çantë, Fatmir T…