in

Gruaja shqiptare të mos ankohet për diskriminim, të nis epoka e emancipimit

Në një intervistë për Tv Koha Tetovë, Faton Murseli, doktor i sociologjisë në Universitetin e Tetovës u shpreh për ngjarjen e djeshme të dhunimit të të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës. 

Sipas tij, kjo situatë ka tre rafshe të këndvështrimit, e para se infermierja dhunuese tregoi pasoja të sëmundjes psiqike dhe se ajo duhet të shërohet, për këtë përgjegjësi kanë edhe institucionet që duhet të bëknë kontrolle rutinore shëndetësore për të gjithë punëtorët e sidomos ata që punojnë në shtëpi pleqsh që normalisht duhet të jenë shtëpi përmirësuese e rehabilituese. 

E dyta, se femra duke qenë kryeshtyllë e familjes dhe e shoqërisë nevojitet emancipim më i lartë i saj. Sipas Murselit, normalisht në këtë situatë duhet të mbarojë koha e diskriminimit dhe duhet të fillojë koha e emancipimit për të cilën duhet të jenë kontribues të gjithë. 

Shtegu i tretë i pikpamjes të Dr. Sc. Faton Murseli është ai i mediave ku sipas tij mediat duhet të japin kontributin e tyre në promovimin e shembujve të mirë të personaliteteve dhe të familjeve. Gjithashtu është përgjegjësi e mediave promovimi i familjes tradicionale shqiptare që sipas Murselit është një vlerë për tërë shoqërinë shqiptare.

Lini një Përgjigje

BE do të ndanë një miliard euro për ta ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Vuçiq e anuloi Procesin e Berlinit, që ta mbronte Serbinë nga dronët e Kosovës !