in

Golgota shqiptare-Rruga e vdekjes

Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, ivarrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tiju bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollënveshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht tëpranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atëkalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Mëpas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur meshkopinj. Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhemë pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë qëfëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dheshumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dyfëmijët binjakë të moshës tetë vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhëngjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit.”

 Këto rreshta, të lexuara në atë sallë të ftohtë të arkivit tëMisionit Lazarist në Paris të krijojnë padyshim një gjëndje të rëndë, plagosësedhe shkatërruese. Ç’tragjedi, ç’dhimbje, ç’ferr i tmerrshëm për ata shpirtra tëpafajshëm që shtyheshin në mënyrë barbare drejt rrugës së vdekjes, drejt atijkalvari që kishte përshkruar Dante e para tij, atë që kishin përshkruar nëdramat e tyre tragjedianët e mëdhenj grekë të Antikitetit, duke filluar meEskilin. Por kjo tragjedi, që prisje të përfundonte, vazhdonte më tej:

“Kur mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që sapokishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të tjerët i hipën në një anijetjetër të vogël që të mund t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliç. Nëkohën kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur Mici, me feortodokse dhe që gjëndej rastësisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristikeqë kishin veshur. Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në njëbarkë tjetër, sikur të ishin trungje, apo cungje drush. I prekur në shpirt, aimorri menjëherë barkën e tij dhe i çoi ata larg në Muhaliç, në atë vend tepërkënetor dhe shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar gjithnjë nëajrin e maleve.

Por e tmerrshme ishte se i hodhën së bashku në një ndërtesë tëvjetër, aty ku në kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën, djaloshiMici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë, pastaj u dha paratë e tijgjersa asgjë nuk i mbeti në kuvertën e tij. Ndërkohë, në Selanik, me urdhër tëpashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në kishën e tij. Porvendosmëria e z. Mikanoviç, konsullit të Austrisë, arriti ta shkëpusë nga atadhe me një anije ta nisë drejt Stambollit. Meqënëse ishte dalmat, pra njëperson që varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që atëherëishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do t’i mbronte ata katolikë tëmjerë, për të cilët, prifti françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por kjonuk ndodhi dhe arësye diplomatike e penguan z. Sturmer të mbronte hapur kauzënfisnike të fesë dhe të njerëzimit.

Madje, At Antonio u burgos nga turqit. Nuk mund ta pranojmëakuzën kundër këtij përfaqësuesi të Austrisë se kishte gisht në aktin epadëgjuar e revoltues të turqve. Kolegu ynë Viccandio, që e pa At Antonion kurkaloi nga Muhaliç në Selanik, nuk ka dëgjuar për një ankesë të tillë. Madje dodonim të supozonim se ndërhyrja e Austrisë u arrit të bëhej ndaj qeverisëturke, në sajë të At Antonios. Kur ishte gjetur një mëngjes para portës sëhapur të burgut, ky shkoi dhe takoi shqiptarët e shtrenjtë. Ndërkohë, MonsinjorHillereau kishte mësuar se të syrgjynosurit ishin andej nga Bursa dhe menjëherëshkoi të kërkonte z. Bonnieu, i cili e flet mirë gjuhën turke si dhe abatinHillereau, nipin e tij. Me të shkuar në Bursa, ata mësuan se besimtarët tanëishin në Muhaliç në një gjëndje të patreguar. Duket se ishte zoti Sandisson,konsulli i Anglisë, i cili na dha këtë lajm. Edhe pse protestant, z. Sandissonka treguar gjithnjë një mirëdashje prekëse ndaj katolikëve shqiptarë. Duke parëse kolegu ynë, abati Hillereau shkoi në Muhaliç, ai dërgoi atje drogmanin e tijz. Gjeorgjiaki, sëpari për t’i shoqëruar dhe pastaj për të ditur se ç’bëhej meata të syrgjynosur shqiptarë. Por po i lë fjalën kolegut tim në këtë raport tëshkruar, (jo fill pas kthimit të tij nga Muhaliç, pasi atë e kapën ca ethe sagati dhe vdiq), por gjatë kohës së shërimit të tij.”

Persekutimi dhe syrgjynosja

«Persekutimi dhe syrgjynosja e 200 shqiptarëve në Muhaliç të Bursës në Bitini», kështu e titullon një pjesë të raportit të tij At Faveyrialqë padyshim përbën një nga tregimet më prekëse dhe më revoltueset kundërbarbarisë, çka padyshim rradhitet ndër ngjarjet e tmerrshme që pa Evropa gjatëkohës së Inkuizicionit. “Eshtë e pamundur, – shkruan ai, – të japësh një ide tëgjëndjes së mjerueshme dhe dëshpëruese në të cilën ishin katandisur tësyrgjynosurit shqiptarë, viktima të mizorisë së pashait të asaj province. Atajanë në një fshat, në jug-lindje të Bursës, i cili quhet Muhaliç, gati një orëlarg liqenit të Apolonisë, (në Turqi, L.R.). Unë i pashë atje në mjerimin më tëtmerrshëm, të xhveshur, lakuriq e gjithë zhele. Ajo pamje më tmerroi.

kolana e librave

Nga 180 persona që kur kishin ikur nga vëndi i tyre, nuk kanë mbetur veçse 87 dhe në prag të vdekjes. Ata banojnë në një han të vjetër, qëpothuaj është një rrënojë, ku oborri është i mbushur me kocka kafshësh, që disatregëtarë i dërgojnë në rafineritë e sheqerit, nëpër Evropë. Ditën e mbërritjessë tyre, ata ishin aq të lodhur e të dobët, aq të keqtrajtuar gjatë asaj rrugetë mundimshme, sa pesë prej tyre vdiqën menjëherë. Vdekja i dha fundmartirizimit të mundimshëm.

Që nga 25 prilli e gjer më 3 maj, dita kur z. Hillereau dhe unëpatëm lumturinë të bashkonim lotët tanë me të tyret dhe tu sillnim ndonjë ngushëllim për mjerimin e tyre, çdo ditë vdiste dikush. Ishte data 3 maj kur neshkuam në Bursa, në sajë të z. Gjeorgjiaki, i cili ishte agjent atje ikonsullit të Anglisë. Ishte ora shtatë e mëngjesit kur ne hymë në atë ndërtesëtë trishtë. O Zot! Ç’spektakël! Duke hyrë në atë han, ne pamë në mes të oborritnjë grumbull krijesash të të gjitha moshave dhe sekseve, nga foshnjet e deri tepleqtë më të skajshëm, njerëz të kthyer në lakuriqësinë më totale, ose tëmbuluar veçse me ca zhele. Meqë kishin ethe, ata rrinin në diell për tungrohur, duke bërë kështu që tu binin morrat që i hanin.

Dhimbja dhe dëshpërimi ishin skalitur në fytyrat e tyre tëzbehta dhe të rreshkura. Disa i pashë që ishin plot plagë, të tjerë kishinkëmbën apo dorën që u varej, ndërsa një tjetër, anash, këmbët i kishte tëkangrenizuara. Sapo na panë ata nisën të ngashërehen dhe të psherëtijnë. Zemraime gati u ça nga dhimbja. Nuk munda t’i mbaj lotët. Ato lotë më bijen ende,ndërkohë që po shkruaj ato që pashë. Pastaj ne filluam të shkojmë në kthinat kudergjeshin të sëmurët. Në të parën ne gjetëm rreth 10 persona, burra, gra,fëmijë të shtrirë mbi pllakat e gurit, të xhveshur lakuriq, mbuluar me disacopa thasësh me qime kali. I pari që na dalloi ishte një plak, pothuaj nëagoni. Ai u përpoq të ngrinte kokën.

Zoti Hillereau i tregoi kryqin. I sëmuri ia rrëmbeu nga duart, ingjiti buzët dhe e mbuloi me lotë. Pastaj, si të kishte marrë një forcë tëmbinatyrshme, ai kërkoi rreth tij mbi një morri leckash, zbuloi dy-tri fëmijënë prag të vdekjes dhe i bëri të puthin kryqin, duke u bërë shenjën e shpëtimit.Ne dolëm nga ai vend i tmerrshëm për të hyrë në një vend tjetër akoma më tëtmerrshëm. Ishin aty po aq persona, por ata ishin akoma më keq dhe në agoni esipër. Nuk kishin as forcë për të klithur, e as fuqi për të ngritur kokën që tëshikonin ata që kishin ardhur t’i shikonin. Pas disa çastesh, ne pamë që midisatyre të sëmurëve të pafat gjëndej një kufomë që po kalbej. Ne vazhduam mëtutje dhe gjetëm edhe dy kufoma të tjera, çka na detyroi që para se të shkonimmë tutje, t’i nderonim ato viktima që të mund të kishin një varr. Pas kësajceremonie të trishtë, ku grekët na dhanë një ndihmë të çmuar, (sepse atapranuan t’i hapnin gropat, të mbanin të vdekurit dhe të na shoqëronin tri herërradhazi në varreza), ne gjykuam tu japim Extrëme-Onction, (kungimin), njerëzve më të sëmurë. Por për këtë, ata duhej të rrëfeheshin. Por si? Ne nuk e dinimgjuhën e tyre. Por aty u gjet një njeri që dinte pak turqisht. Vendosa ta marr si përkthyes.

vijon

Lini një Përgjigje

Turqia po mundohet ta tjetërsojë trashëgiminë shqiptare

Eurodeputeti austriak: liberalizimi i vizave është vonuar, duhet të bëhet tani