in

Goebbelsi serb Vuçiq në përkrahje të fushatës zgjedhore të Ramës !

Nga Sherif Ramabaja

Ende në Kosovë po diskutohet skandali i rradhës i presidentit serb Vuçiq, i cili mbi hartën e Kosovës vendosi flamurin serb.

Ndaj këtij skandali reaguan shqiptarët kudo që janë, po ashtu edhe qarqe të ndryshme ndërkombëtare, profesor dhe analistë nga SHBA.

Nga të gjithë shtrohej pyetja, me çfarë qëllimi ky Goebbelist serb e ndërmerr një veprim të tillë ?

Disa reagime shkonin në drejtimin e acarimit të marrëdhënjeve mes presidentit të SHBA, zotit Biden, i cili në një intervistë, pa doreza,  e cilësonte  putinin si vrasës.

Goebbelsi Vuçiq, nga një acarim i tillë donte haptas ta merrte anën e Putinit duke llogaritur se presidenti Biden nuk e ndjek rrugën e pasardhësit të tij, zotit Trump,  në raport mes Kosovës e Serbisë.

Një veprim i tillë i Goebbelsit serb mund të jetë edhe mënyra i tij për të ndikuar në acarimin e raporteve Kosovë – Serbi në prag të rifillimit të bisedimeve.

 Acarim i tillë i marrëdhënjeve ndërshtetërore, do të shtynte bisedimet në kohë të pacaktuar, gjë që  serbisë i përgjigjet duke shpresuar në forcimin e pozicioneve nga Rusia dhe Kina.

Edhe nje arsyje tjeter e Goebbelsit serb e cila nuk u analizua

Një arsye shumë e afërt e cila nuk u analizua deri më tash e veprimit të presidentit serb Vuçiq me hartën e Kosovës mund të jetë shumë e thjeshtë, po edhe shumë e saktë.

Vuçiq si ish ministër i informacionit i kriminelit serb Milosevic, që edhe nuk dallon aspak prej tij, me skandalin e fundit kundër Kosovës, mund ta kishte paramendimin me ide propaganduese Goebbelsiane ta ndihmonte Ramën në fushatën zgjedhore.

Goebbelsit serb Vuçiq nuk i konvenon humbja e Ramës. Një humbje e tij do të thot stabilizim i politikës shqiptare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Po i fitoi opozita zgjedhjet në Shqipëri politika shqiptare do të stabilizohej dhe do të fliste me një gjuhë të përbashkët në arenën ndërkombëtare, si dhe në raport me Serbinë.

Pra me fitoren e opozitës do të eliminohej edhe përçarja mes politikanëve shqiptar kur dihet se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë raporte mosdurimi me Ramën. Prandaj humbja e Ramës do të thotë edhe humbje e drejtpërdrejtë edhe e Serbisë.

Vuçiq e ndërmori këtë hap që ta ndihmoi Ramën në fushatë sepse i dha material që ai sërish ta marr rolin e shpëtimtarit të kombit.

Në fakt Rama reagoi dje menjëherë ndaj Vuçiqit, e këtë do të përpiqet që ta shfrytëzoi si temë për t´i ndezur shqiptarët me një temë patriotike.

Rama edhe me ndihmën e Vuçiqit do ta ketë vështirë të tuboi poena kur dihet se si është demaskuar deri tash me veprimet e tij antikomëtare.

Krimineli Vuçiq dhe qarqet e tjera antishqiptare do të përpiqen që Ramën ta mbajnë me çdo kusht në pushtet.

 

Lini një Përgjigje

Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Portreti i aktorit me maskë tragjike teatri nga Ulpiana