Vendet e Kuintit – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – kanë aktivizuar të gjitha resurset diplomatike zyrtare dhe jozyrtare për të rritur presionin ndaj pesë anëtareve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën për të ndryshuar këtë qëndrim.
Për vite me radhë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros u është kërkuar të ngrenë rampën për shtetin e Kosovës, gjë që do t’u jepte patronëve të Prishtinës hapësirë të madhe manovrimi dhe një atu të fortë që Kosovën ta “shtyjnë” në shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe NATO-n. Në të njëjtën kohë, kjo do të dobësonte edhe më shumë pozitat e Serbisë në mbrojtjen e ‘krahinës jugore’.
Që nga shpërthimi i konfliktit ukrainas-rus, presionet mbi pesëshen evropiane janë përshkallëzuar, pasi qendrat kryesore të fuqisë perëndimore duan të përdorin përfundimin e pavarësisë së Kosovës si një argument të fortë në konfliktin e tyre me Rusinë. Për momentin, në sulmin më të madh është Greqia, e cila në qarqet politike në Perëndim vlerësohet se është e para që “dorëzohet” dhe përfundimisht “tërheq këmbën”, pra do të ndiqet nga anëtarë të tjerë të BE-së që nuk e njohin Kosovën.
Pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në rajon në qershor, servoi hapur kushtin që Serbia ta njohë Kosovën nëse dëshiron anëtarësimin në BE, një zinxhir veprimesh të ngjashme politike pasuan brenda institucioneve të BE-së. Kështu, Parlamenti Evropian në raportin vjetor për Kosovën, të cilin së fundi e miratoi, u dërgoi ftesë të hapur anëtarëve të BE-së që të njohin Kosovën.
(“Novosti”, një gazetë propaganduese e regjimit të Vuçiqit, por kjo që thotë mund të jetë e besueshme. Shihni tërë tekstin në linkun në koment).
Përgatiti: Dush Gashi