in

Gjysmëvjetori i dytë fillon më 18 janar

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Kosovës, Ramë Likaj, ka shkruar në Facebook, se sot ka takuar drejtorët e drejtorive të Arsimit, me të cilët është pajtuar që të krijohen kushtet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë më 18 janar.  

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Likaj.

Lini një Përgjigje

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

Lajm i plotësuar: Mësohet për viktimat nga Kosova në Rrugën e Kombit në Shqipëri