Sherif Ramabaja
Shqipëria është e gatshme. Kushtet për revolucion janë pjekur. Gjyshi Berisha i fton të gjithë shqiptarët jo vetëm nga Shqipëri po edhe nga Kosova, Lugina, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, arbëreshët nga Kalabria e Zara si dhe diasporën shqiptare duke filluar nga Greqia, Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, Danimarka, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Finlanda, Norvegjia, SHBA dhe Australia.
Kësaj radhe gjyshi Berisha nuk i fton vetëm prindërit, po insiston që atyre t´u bashkohen edhe djemtë e vajzat, nipat dhe mbesat, me një fjalë i tërë farefisi që ndodhen jashtë atdheut.
Ai premton se kësaj radhe revolucioni do të jetë paqësorë. Nuk do merren as karrige, tavolina, traktorë e kombajna, as maune e as autobusë, as biçikleta e as motoçikleta, nuk do ketë as pirunë e as lugë, as tenxhere e as tiganë, as garuzhda e as kazma e çekanë, sepse kësaj radhe nuk kemi për të hapur dyer e dritare për të pushtuar byro, po ne do sigurojmë pije dhe ushqim të mjaftueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Po ashtu do angazhojmë personel të mjaftueshëm për përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve nga shtëpitë e azilit.
Ceremonia kryesore do zhvillohet para kryeministrisë, që Kristaqit t´ia bëjmë me dije se i ka ditët e numëruara. Aty ne në mënyrë improvizuese do e ngritim lapidarin e diktatorit Hoxha dhe pas fjalimit të paraparë, do e rrëzojmë përtokë në mënyrë simbolike.
Tërë këtë ceremoni do e përsërisim për t´i treguar popullit dhe opinionit ndërkombëtar se shqiptarët nuk e durojnë diktaturën dhe kërkojnë demokratizim të shtetit dhe institucioneve të tij.
Ky pra do jetë skenari i revolucionit në pika të shkurta, po do ketë befasi të ndryshme që ne nuk do i shpalosim tani, po do jenë surpriza të këndshme.
Me këtë tubim ne kërkojmë që në mënyrë paqësore t´ia bëjmë me dije SHBA, EU dhe perëndimit se kërkojmë ndryshimin dhe largimin e kryeministrit të korruptuar i cili i ka margjinalizuar shqiptarët kudo që ndodhen në botë.
Shikoni varfërinë në Shqipëri, shikoni ikjet nga atdheu, shikoni krimin, korrupsionin dhe vrasjet e përditshme, shikoni se si kristaqi Kosovën dhe Luginën po ia dorëzo Serbisë. Bisedimet farse me EU kanë hyrë në shekullin e 21, kurse Mitsotakis po kërkon të shtyhen deri në vitin 2033.
Luli duronte gjithçka dhe vepronte atë që i kërkonte Rama, po unë tash pasi e mora PD, do t´u prij shqiptarëve në fitore.
Plani i parë është që ta heq qafe Coronën non grata, pastaj gjithçka do vij në vendin e vetë. Unë ju premtoi, unë ju premtoi dhe ju jap garancion për këtë.
Unë së bashku me ju do i tregojmë botës mbarë se ne jemi ndryshimi dhe me ne, do hapet një faqe e re e prosperitetit.
Pra mos harroni me 07.07.22 ju pres të gjithëve në shesh. I kisha lutur të gjithë ata që kanë qenë e mace në shtëpi që ti marrin me vete, sepse në këto temperatura të larta, duhet të kujdesemi edhe për shtazët shtëpiake.
Rroftë populli shqiptar duke filluar nga Mitrovica, Drenica, Tropoja, Tetova, Gostivari, Hoti e Gruda, Malësia e Madhe, Karadaku, Muçibaba, Muçivërci, ternoci, Bujanoci, Medvegja e deri në Prevezë.
Ju pres me 7 korrik në revolucionin tonë. I juaji gjyshi Berisha.
Mars – Rover