Gjyqtari Hoxha është turpi i drejtësisë, kishte të drejtë Theo Jacobs që kërkoi shkarkimin
Dy javë më parë, Gerd Hoxha i hapi derën e burgut killerit Dan Hutra, i cili ishte lënë në burg më parë për dhunë në familje.
Më tej, Dan Hutra kishte vrarë gruan e tij me thikë, ku është dënuar me 24 vite burg, por bëri vetëm 16. Hutra ishte arrestuar vitin e kaluar për dhunë ndaj bashkëjetueses, ndërsa ishte nën hetim për vjedhje në Durrës.
Me gjithë këtë sagë krimesh, drejtësia nuk gjeti një formë për të mbajtur në qeli një rrezik të madh shoqërorë, i cili nisi dje të vrarë gra nga Kombinati në Kamëz.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha që mban date 16.2.2023, thuhet se shuarja e masës së sigurisë “arrest me burg” për Dan Hutrën është bërë pasi koha e vuajtjes në paraburgim është më e madhe se vendimi i dënimit me një vit burg për akuzën e dhunë në familjes.
Për këtë arsye me një urdhër ekzektimi kërkohet lirimi i tij, në datën 16 shkurt 2023 nga paraburgimi i 313-ës në Tiranë.
Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Hutrin i cili ishte kapur në qershor të 2022 për dhunë në familje, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm jep me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje.
Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 3 qershor 2021, rezultat që e ruajti po me shumicë votash në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA më 6 korrik 2022, nëpërmjet një vendimmarrje të diskutueshme, që u kundërshtua gjatë shpalljes edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM.
Në të njëjtën ditë, Kolegji vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të ish-bashkëshortes së gjyqtarit Hoxha, Elbana Lluri, megjithëse një pjesë e shkaqeve të ankimit të Komisionerëve Publikë për kriterin e pasurisë ishin të njëjta.
Pakica e përbërë nga gjyqtarët Ina Rama dhe Sokol Çomo e cilës7an të pabazuar arsyetimin e shumicës, duke konkluduar se Hoxha gjendet në pamundësi financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive, si dhe se ka fshehur të drejtat e pronësisë mbi një automjet “Audi Q7”, në pronësi të babait të tij – pasuri për të cilën konkludojnë se prindërit e subjektit nuk kanë pasur mundësi financiare ta blinin.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit për lënien në fuqi të konfirimit të gjyqtarit Gerd Hoxha, reagoi në seancë vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs i cili u shpreh se po mbante qëndrim në emër të vëzhguesve ndërkombëtarë. “[…]Do doja të theksoja se jemi totalisht kundër këtij vendimi, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Drejtësia shërbehet kur vendimi bazohet në fakte, jo kur faktet i përshtaten rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë më shumë se sa ky vendim,” tha Jacobs dhe shtoi se vendimi hedh hije mbi imazhin e Kolegjit.
Problemet që u evidentuan gjatë dy proceseve në Kolegj të çështjeve për Llurin dhe Hoxhën, kishin të bënin me ligjshmërinë e burimeve për blerjen e një apartamenti në Vlorë dhe një tjetri në Tiranë.
Koha po tregon se Jacobs kishte të drejtë. Gerd Hoxha liroi nga burgu edhe ushtarin bosit të kokainës Trifon Muratajt, Marson Muratajn, i cili u la në burb nga Apeli.