in

“Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq në Prizren

Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë sot në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Filmi u realizua nga gazetarit i RTSH-sw Genc Ymeraj. “Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina. drejtori ĺ fondacionit “Hasan Prishtina”.

Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj. duke sjellë pamje e të dhëna. Pra, autori Ymeraj kishte sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve. Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.

Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Një tjetër shkollë shqipe i shtohet komunitetit shqiptar në Rümlang

Shmangni me çdo kusht një luftë midis Rusisë dhe NATO-s