Shkruan: Mevi Rafuna
Shteti i Kosovës që u krijua nga herojtë dhe intelektualët, sot po shembet prej budallenjëve dhe rrugaqëve. Se kisha besuar kurrë që në vitin 2025, tufa e Haxhi Qamilëve me tufën e komunistëve të mykur në tru, do të rikthesheshin si fantazma për beteja të marra ky shteti i Dardanisë kërkohet të bahet kurban, si trofe për budallakitë e tyre.
Kështu ndodhë çdo herë kur të “drejtën morale” e marrin në duar, ata që nuk kanë vizion e as njerëzi. Sikur çdo herë dhe kësaj here duket se treni i historisë do na ik duke na lënë apo përjashtuar nga vizioni dhe ideali për një Dardani-EuroAtlantike.Sot nuk ka të “vërtetë”.
Ajo shkruhet, thuhet dhe shtrembërohet sipas interesave ditore, të individëve apo grupeve të caktuara.Lum ata që s’janë shitur dhe nuk kanë ngjy në qorba të gatuara nga armiqtë tanë, që bajnë çmos që këtë shtet ta qesin nga binarët e pastaj gradualisht ta dërgojnë drejtë shpërbërjes.
Kështu ndodhë kur në vend të intelektualit dhe njeriut vizionar,ngritet paraziti dhe servili. Krejt qa po ndodhë është një shpërthim i antivlerave dhe një paditurie e cila ka arritur të ngjitet në hierarkinë më të lartë shtetërore falë propagandës së disa dekadave.
Gjuha linçuese,përçarjet dhe kërcënimet,vrasjet dhe vetëvrajset po shihen si normale. Dhe ky “normalitet” për një shoqëri të shëndoshë do të ishte dritë e kuqe, për një ndryshim rrënjësor.Asnjë shtet i mirëfilltë nuk është ndërtuar mbi themelet e budallallakut. Uroj që kjo epokë e marrëzisë të mbyllet me Ata të cilët na e sollën këtë gjendje.