Arbëreshët e Kalabrisë kanë shumë histori dhe rrëfime për të treguar, duke nisur nga sfidat për të ruajtur gjuhen dhe zakonet shqiptare.
Arbërëshët e jugut të Italisë edhe pas më shumë se 500 vitesh ruajnë me heroizëm gjuhën shqipe, traditat, këngët dhe vallet shqiptare.
Në qytezën arbëreshe Shën Vasil ati Pietro Lanza tregoi që fatkeqësisht gjuha arbëreshe nuk mësohet në shkolla por ata e mësojnë në shtëpi dhe në kishë. Gjuhën e trashëgojnë brez pas brezi. “Kur ai flet ngadalë shqiptarët ja kuptojnë gjuhen se shumë gjera janë ruajtur po njesoj pavarësisht fjalëve që janë ndryshe…por ne jemi një dhe gjuha bashkë me zakonet duhen ruajtur.