in

Gjuetari i tankeve të ushtrisë së Ukrainës që po e terrorizon Rusinë

Një “gjuetar i tankeve” në ushtrinë ukrainase ka hedhur në erë më shumë se 40 automjete luftarake ruse dhe thotë se nuk do të ndalet kurrë.

Bëhet fjalë për komandantin e ekipit të raketave anti-tank në Brigadën 79 tek Forcat e Armatosura të Ukrainës i njohur me emrin “Gagauz”.

Anti-tanku Javelin ka qenë një armë kyçe për shkatërrimin e tankeve ruse, duke u cilësuar si favorit i fortë midis ushtarëve ukrainas në luftën e tyre kundër forcave ruse.

Vetëm disa javë pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës, arma anti-tank ishte aq e popullarizuar sa u emërua si “Javelini i Shenjtë”.

Ndryshe, para disa javës SHBA-ja dha dritën jeshile për Kosovën për t’u armatosur me këtë armë.

Nuk dihet se kur do të vijnë furnizimet e para në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Francë: Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Hovenier: Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit po nxit tensione etnike të cilat kufizojnë mbështetjën amerikane