in

Gjermania në shënjestër: “Qëllimi i Rusisë është sabotimi nga brenda”

 

nga Steffen Gassel

Viti 2026 nuk do të jetë më pak i rrezikshëm se viti 2025. Po afrohen përpjekje të reja nga Moska për të destabilizuar Gjermaninë. Si mund të bindet Putini ende të negociojë?

Në dritën e zgjedhjeve të ardhshme shtetërore në Rheinland-Pfalz, Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-Pomen në vitin 2026, eksperti i sigurisë Christian Mölling parashikon përpjekje në rritje nga Rusia për të destabilizuar Gjermaninë . “Më shumë sabotim, më shumë ndikim në politikë” është ajo për të cilën duhet të përgatitet Gjermania, thotë Mölling, Këshilltar i Lartë në Qendrën e Politikave Evropiane me seli në Bruksel, në një shkrim në podkastit Stern “Situata – Ndërkombëtare” në ndërrimin e vitit.

“Rusët do të përpiqen ta shtyjnë AfD-në (parti e ekstremit të djathtë )përpara sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të krijojnë pakica bllokuese në Bundesrat (Këshilli Federal). Qëllimi i Moskës është të na ndalojë nga brenda”, tha Mölling. “Pyetja është: Çfarë trukesh të zgjuara dhe të reja do të shpikin rusët, për të cilat ne ende nuk jemi të përgatitur?” Në përballjen me këtë kërcënim hibrid, do të jetë thelbësore që politikanët në Gjermani dhe Evropë ta bëjnë të dukshëm për publikun, sistemin pas kësaj “lufte nën pragun e luftës”, në mënyrë që të rritet qëndrueshmëria e shoqërisë.

Figura kyçe Friedrich Merz: “Ku ndodhet Gjermania në Evropë?”

Shkencëtari politik Mölling parashikon se aleatët e Amerikës, qofshin në Evropë apo në Lindjen e Largët, do të përballen me sfida në rritje në vitin 2026. Shumë amerikanë mendojnë se vendi i tyre ka shkuar shumë larg me angazhimin e tij global, në kurriz të prosperitetit të vet. Një rrezik i madh tani është se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po e ngatërron politikën e sigurisë me arritjen e marrëveshjeve. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në marrëdhëniet me kundërshtarë si Presidenti rus Vladimir Putin, pasiguria rritet kur dikush e mban homologun tënd në errësirë rreth qëllimeve të veta – siç është praktikë e zakonshme, për shembull, në marrëveshjet e rrezikshme të pasurive të paluajtshme.

Për Evropën, sfida në vitin 2026 do të jetë ruajtja e unitetit të brendshëm. Mölling e sheh Gjermaninë si një forcë vendimtare në këtë drejtim. “Ku qëndron Gjermania në Evropë? Sa herë që kjo pyetje ka mbetur pa përgjigje në shekujt e kaluar, ajo ka çuar në luftëra”, deklaroi Mölling. Sipas ekspertit të sigurisë, kancelari Merz do të duhet të “rishpikë veten” në vitin 2026, sepse: “Në këtë pikë kohore, Gjermania nuk është vetëm faktori vendimtar në Evropë, por edhe aseti më i madh në bilanc”.

Tema të tjera në edicionin special të “Die Lage – International” (gjendja internacionale) në ndërrimin e viteve 2025/2026: e ardhmja politike e kryeministrit të Hungarisë Viktor Orbán, rreziku i një sulmi tjetër izraelit ndaj Iranit dhe konflikti për Tajvanin etj.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Çfarë na solli fushata e partive politike, ferr apo parajsë ?

Ish deputet e bllokadës, paralajmërojnë grevë urie!