Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri,(turqisht Karagjorgje, serbisht Gjorgje Petroviç) udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.
Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoksë (vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantinë, me 952 kafka të tyre ndërtuan Qele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Milosh Obrenoviç, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane.M. Obrenivici vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.
Nga libri “A di Zoti shqip”, botimi i vitit 2015