Gjergj Kastrioti, Flamuri, 28 Nëntori ; ” janë e zeza e këtij vendi”
Eu shteti ynë, eu !!!!
Klerikët e “babës mbret” beduinet e prishur në mendje thonë: 28 nëntori është ditë zie”, Flamuri shqiptarë është “leckë”, Gjergj Kastrioti është “çafir”, Nënë Tereze “në zjerm të xhehnemit”, e sa e sa të idiotësi tjera për kulturën dhe kombin shqiptar?
Nuk e di ku është shteti ynë dhe bie pytja ; Ç’kërkojnë këta matrapaza n’Atdheun tonë?Nuk ka komb deri sot që është shëruar me fe, e në veçanti kombi ynë!Nuk mund të jemi të një kulture me ata që shekuj me radhë ishin pushtues të trojeve arbërore, me ata që shekuj me radhë ndaluan shkrim lexim të gjuhë sonë, me ata që shpata prente koka djalërie e vashat e reja i dëgonte nepër hareme të sulltanve!
Ndaj
Shqiptarëve ju mjafton të jenë vetëm shqiptar, ju mjafton të flasin dhe të besojnë shqip, që do të thotë të shkollohen, të punësohen, të pasurohen dhe ta jetojnë jetën me dinjitet, etikë dhe kulturë shqiptare, duke e respektuar Republikën: SHTET LAÏK.
Çdo besim fetar që ndjell urrejtje e që përbuzë figurat më emblematike të kombit duhet të gjejnë vend diku tjetër po jo në Atdheun tonë.
JEMI EVROPË, DHE JEMI EVROPIAN ME KULTURË QË E PASURON EDHE MË KONTINETIN E LINDJES SONË!
Paris, 08/12/2023