in

Gjenerali i NATO-s vizitë në Portin e Durrësit

Gjenerali Joseph Jarrard ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Portin e Durrësit. Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka ndarë dhe disa foto nga vizita.

”Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s”,-thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Rrëzohet avioni ushtarak grek, dyshohet se piloti është shqiptar

Kosovë, 5 humbje jete dhe 318 raste me COVID-19