Sonte, rreth orës 18:40, një person është gjendur pa shenja jete, në rrugën “Mark Isaku”, në lagjen “Tophane”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është i moshës 60-vjeçare.
“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekëve emergjentë, me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.


