in

Gjendet i pajetë në një ishull grek prezantuesi britanik i BBC

Ai ishte zhdukur prej të mërkurës, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke. Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në ishullin ku edhe ai po pushonte.

Prezantuesi dhe moderatori i njohur britanik i BBC, është gjetur i vdekur në Greqi. Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në një shpellë, që konsiderohet e rrezikshme për të hyrë. Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

Lini një Përgjigje

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Tony Blair mban sot fjalim në Kuvendin e Kosovës