in

Gjenden 1500 ushtarë rusë të vrarë në Dnipro, kryebashkiaku

Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.

Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në 4 morgje të ndryshme. Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.

“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg. Ne nuk jemi brutalë”, – shtoi ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati 7 javë më parë.

Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj./REL

Lini një Përgjigje

Lashtësia e familjes Kryeziu të Gjakovës

Zelensky ia refuzoi vizitën Steimeierit në Kiev, kur do t’ia ndalojë Kosova Ramës !?