Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës kanë ndodhur gjithsej 26 aksident trafiku.
Prej tyre, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 12 të tjera me dëme materiale
Ndërkaq, ndaj atyre pjesëmarrësve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar 603 gjoba për kundërvajtje. Policia si gjithmonë apelon për kujdes gjatë ngasjes së automjeteve.