in

Gjashtë ukrainas vdesin nga rrëzimi i një autobusi në Poloni

A general view a site of a Ukrainian bus crash on the side of A4 highway from Jaroslaw to Korczowa, near Koszyce, Poland March 6, 2021. Picture taken with a drone. Agencja Gazeta/Patryk Ogorzalek via REUTERS

Një zyrtar ukrainas ka thënë se një autobus me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal në Poloni, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 41 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të 6 marsit në qytetin Jaroslaw, qytet në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën.

Televizioni privat polak TNV24 ka thënë se autobusi ka pasur targa polake dhe në të kanë qenë 57 qytetarë ukrainas, përfshirë dy shoferë.

Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

Dhjetëra zjarrfikës dhe disa helikopterë janë parë më vonë në vendin e ngjarjes.

Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.

Lini një Përgjigje

Avokatët do t’i bojkotojnë seancat gjyqësore

Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë