in

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në fshatin Konjuh të Lipjanit

 Gjashtë persona janë lënduar në një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Kështu për Klan Kosova ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Me datën 07.12.2020 rreth orës 18:00, në rrugën Prishtine-Ferizaj,saktësisht në fshatin Konjuh-Lipjan ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjeteve në lëvizje”.

Boroci theksoi se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Lini një Përgjigje

Hoti: Rregullisht komunikoj me Grenellin

Jashari u kërkon falje familjeve të martirëve dhe dëshmorëve për vizitën e zyrtarit serb