Flijimi i qingjave dhe deleve të “kurbanit” nuk ka kaluar në paqe” për pushuesit në plazh.
Pamjet e siguruara nga Albanian Post dëshmojnë një skenë aspak të zakontë për një fundjavë plazhi.
Kanalizimet të cilat derdhen në det, kanë transportuar gjakun e bagëtive të cilat janë bërë kurban duke krijuar jo pak shqetësim te pushuesit. Të vegjëlit i ka tmerruar fare.
Incidenti me gjak kafshësh është regjistruar në fshatin bregdetar të Kavajës, Golem. Nga dëshmitë në terren cilësohet se kjo situatë ka krijuar jo pak tension mes familjarëve të cilët kanë larguar fëmijët nga bregu.
Vija e parë bregdetare është mbushur nga gjaku i cili po shkarkohet në det duke shkelur dhe një nga rregullat bazë të “hallallit”.
Shqipëria islamike me therjen -masakren ndaj kafshëve shkel jo vetëm rregullin e kurbanit, por edhe të bashkëjetesës në komunitet, tmerron pushuesit dhe dëbon turistët.


