Një kasaba orientale që nxori aq shumë komunistë antishqiptarë
Gjakova çerdhe e komunizmit (2)
Shkruan av.Zanfir Kryeziu
1).Elhami Nimani, i lindur në Gjakovë,nxënës në Normalen e Elbasanit (shkollë e mesme për mësuesi). Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH. Pas luftës mbajti poste të rëndësi- shme në Kosovë dhe
2). Sadik Stavileci, i lindur në Gjakovë në 1915, erdhi në Shqipëri për t’ u shkolluar dhe kreu shkollën e mesme teknike në Tiranë. Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH. Anëtar i Komitetit të PKSH për Qarkun e Shkodrës. U vra në Tiranë, në tetor 1942, i rrethuar në një shtëpi që frekuentohej nga komunistët.
3). Tuk Jakova, i lindur në Shkodër në një familje me origjinë nga Gjakova. Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH, anëtar i Komitetit Qendror të parë të saj. Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH që nga nëntori 1944 deri në 1951.Disa herë ministër deri në dënimin e tij në vitet pesëdhjetë.
4). Hajdar Dushi, i lindur në Gjakovë,pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Ai ka qenë sekretar organizativ i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Qarkun e Durrësit, dmth. numri dy në hierarkinë partiake në këtë qark pas sekretarit politik. E duhet ditur se në atë kohë Shqipëria kishte dhjetë qarqe. Emrin e tij e mban një gjimnaz në Gjakovë.
5). Emin Duraku, i lindur në Gjakovë,nxënës i Gjimnazit të Shkodrës,ishte një nga drejtuesit e Grupit Komunist të Shkodrës.Ai më pas do të bëhej drejtues i Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Gjakovën dhe do të vdiste nga plagët e marra në një pritë të itali- anëve. Në Shqipërinë komuniste iu dha titulli më i lartë, “Hero i Popullit” dhe të barazvlefshmin ia dhanë edhe në Jugosllavi.
6). Ismet Shaqiri, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi në Shqipëri si mësues. Ai ka pasur një rol të madh në kontaktet mes komunistëve jugosllavë të ardhur në Shqipëri si emisarë dhe grupeve komuniste të Shqipërisë. Më pas do të bëhej funksionar i lartë komunist në Kosovë.
7). Veli Deva, i lindur në Gjakovë, erdhi në Shqipëri për studime dhe ishte nxënës në gjimnazin e Shkodrës dhe atë të Tiranës. Në 1941 dhe në vitin 1942 ishte një nga drejtuesit e Rinisë Komuniste për Qarkun e Tiranës. Vetë Enver Hoxha e përmend në librin “Titistët” si të tillë. Pas luftës do të bëhej një nga drejtuesit partiakë-shtetërorë të Kosovës.
8). Fadil Halim Hoxha, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për t’u shkolluar. Në fillim ishte nxënës në Gjimnazin e Shkodrës pastaj në shkollën normale (për mësuesi) në Elbasan. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi në Shqipëri si mësues. Në vitet 1941/42 veproi mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke përfituar si shumë komunistë të tjerë gjakovarë nga hapja e kufijve pas bashkimit të një pjese të madhe të trojeve shqiptare të Jugosllavisë me shtetin shqiptar. Pjesëmarrës i konferencës së Bujanit. Pas lufte u bë një nga drejtuesit e lartë partiakë-shtetërorë të Kosovës. Me 1945 ishte Kryetar i Kuvendit të Prizrenit, ku Kosova iu bashkua Serbisë
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështja e Kosovës dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur. Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit,të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan siç ishte rasti me Halim Spahin me shokë. Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit të mbajtur me 8-10 korrik 1945, u shpall se Kosova “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë Federale në kuadër të Federatës Jugosllave”.Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan. E tërë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi i Prizrenit në mënyrë arbitrare.
9).Xhavid Nimani, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Normalen e Elbasanit. Punoi në Shqipëri si mësues. Pas luftës do të ishte drejtues i lartë partiak-shtetëror në Kosovë.
10).Xhafer Spahiu, i lindur në Gjakovë, më 1923 erdhi në Shqipëri me familjen.Ai ka qenë anëtar i Komitetit të PKSH për Qarkun e Tiranës. Pas Luftës së Dytë Botërore mbajti detyra me rëndësi partiako-shtetërore në Shqipëri, si ministër për shumë kohë, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH si dhe kandidat i Byrosë Politike.
11).Mehmet Hoxha, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, veprimtar komunist, më pas drejtues i lartë partiak-shtetëor në Kosovë.
12).Ymer Pula, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Njifet si atentator ndaj atdhetarit urtak Iljaz Agushi ministër në qeverin e Tiranës. Pas luftës do të mbante poste të larta në Kosovë.
13).Xheladin Hana, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnaz- in e Shkodrës dhe shkollën normale (për mësuesi) në Elbasan. Pas diplomimit punoi në Shqipëri si mësues. Pas luftës u bë drejtues i lartë në Kosovë.
14).Rexhep Gjiha (Xhiha), i lindur në Gjakovë,pati ardhur në Shqipëri për t’u shkolluar,mësoi të drejtojë automjetin dhe u bë shofer autobusi në Shqipëri. Në Shqipëri u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH, ai do të ishte korrier mes PKSH dhe PKJ në linjën Tiranë-Gjakovë. Pas luftës do të vinte në Shqipëri si diplomat në ambasadën jugosllave, me ç’rast u bë i njohur se Enver Hoxha ia përmendi emrin si njeriu që kishte rekrutuar “agjentët” që e kritikuan atë në Konfer encën e Partisë për Tiranën në 1956, për shkak se në Shqipëri nuk po gjente jehonë procesi i destalinizimit që kishte nisur në Bashkimin Sovjetik. Arriti deri në postin e zëvendësministrit federal për punë të jashtme (ndihmës i sekretarit federativ për punë të jashtme).
15).Sabrije(Bije) Vokshi,bashkëpunëtoree ngushtë e DushanMugoshëselindur në Gjakovë,shtëpiae së cilës në Tiranë u përdor për mbajtjen e mbledhjeve të rëndësishme tëforumeve të partisë komuniste. Në të njëjtën kohë ishte anëtare e Partisë Komuniste tëJugosllavisë, organizata e Gjakovës.
16).Qemal Bakija,i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës i Gjimnazit të Shkodrës. Emrii tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politikenë Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëTiranë, në 9 janar1940, mes17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste,dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Anëtar themelues i PKSH, do të pushkatohej në 1943 në Kosovë.
vijon