in

Gëvalla për Der Standard: Perëndimi s`dëshiron të dëgjojë dhe as të shohë

Donika Gërvalla-Schwarz kërkon që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e vet, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që nga fundi i majit kur katër kryetarë të zgjedhur – shqiptarë – donin të merrnin detyrën, në komunitetet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kriminelët serbë plagosën rëndë ushtarët e KFOR-it. Perëndimi po kërkon hapa de-përshkallëzues nga qeveria kosovare.

STANDARD: BE-ja po kërcënon Kosovën me masa nëse policia speciale ‘ROSU’ nuk tërhiqet nga veriu i Kosovës. Çfarë do të thotë ajo?

Gërvalla-Schwarz: Ky është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie kushtetuese aleate që mbron ligjin në fuqi dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore  kundër ushtarëve të KFOR-it janë një sinjal fatal. Kjo fton për  përshkallëzim – dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohet edhe më tej: forcat speciale serbe kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë. Ky agresion i hapur është një alarm i kuq: kështu i nisi luftërat e tij ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviç në vitin 1991. Prej kohësh kemi paralajmëruar se do të ketë vdekje nëse Vuçiq nuk ndalet. Ai do të lërë gjurmë përtej rajonit. Sepse vë në pikëpyetje parimet dhe besueshmërinë e Perëndimit globalisht, siç dëgjojmë nga pjesë të tjera të botës.

STANDARD: Në çfarë kushtesh largohet ‘ROSU’?

Gërvalla-Schwarz: Ashtu si në Vjenë, Graz apo Linz, policia tërhiqet kur ekstremistët e dhunshëm nuk kërcënojnë më sundimin e ligjit dhe kryebashkiakun. Asnjë shtet kushtetues nuk duhet të tolerojë dhunën dhe vakumet ligjore.

Lini një Përgjigje

Kurrë talebanët shqiptarë nuk do t'i kisha pranuar n'Evropë

Kurti, Papës: Kosova është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim