in

Gërxhaliu thotë se do të gërmohet edhe në Shtaval

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se së shpejti do të fillojnë gërmimet në tri lokacione në Kosovë për gjetjen e kufomave të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu tha se do të ketë gërmime edhe në Shtaval.

“Por atë që kemi në planifikim, kemi për momentin tri lokacione në Kosovë, për të cilat jemi në koordinim të i hyjmë punës në lokacion dhe normal që pas Kizhevakut planifikojmë t’i qasemi edhe Shtavalit. Shpresoj që ndërkohë do të përpunohet edhe ndonjë lokacion tjetër dhe ne nuk do të ndalemi derisa të kryejmë në përpikëri punën dhe gërmimet e nevojshme”, tha Gerxhaliu për EO.

Tutje, Gërxhaliu tregon se sa është i nevojshëm kontakti me Prokurorinë dhe policinë për këtë Institut.

“Për fat të mirë, ne që dy vjet e kemi Prokurorinë për krime lufte dhe Policinë për krime lufte, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe normal që gjërat të cilat duhet të investigohen janë në fazën e investigimit, derisa ne t’i qasemi një lokacioni”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

ShBA-ja kërcënon Britaninë

Sot mbahet konferenca e çështjes kundër Gucatit dhe Haradinajt