Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, në një konferencë për medie, ka konfirmuar lidhur me hulumtimet e fundit që janë bërë në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, ku është punuar për dhjetë ditë.
Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka treguar se dje e kanë përfunduar punën në Kizhevak, ku janë duke punuar qe pesë vjet.
“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak. Në atë lokacion po punohet qe 5 vite. Janë tri grupacione, ujërat, minierat dhe vendet … Meqenëse bëhet fjalë për një miniera që janë hedhur gurë, atëherë logjikisht është ndërruar relievi”, ka thënë Gërxhaliu.
“Duke iu falënderuar imazheve satelitore amerikane, është gjetur edhe koordinata në gjetjen e varrezës. Është punuar nga 16 nëntori, për 10 ditë çështja logjistike është siguruar nga pala serbe. Ekipet tona nga Kosova kanë qenë vazhdimisht në lokacion. Dje për shkak të motit e kemi ndalur punën. Deri më tani janë tërhequr pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjetjes. Pas marrjes së mostrave për ADN do të jenë edhe rezultatet e identifikimit. 4 apo 5 persona janë tërhequr nga ai lokacion”, është shprehur ai.
Siç u shpreh Komisioni qeveritar, brenda këtij viti do të bëhen gërmime edhe në Rahovec nëse kushtet e motit janë të favorshme.