in

Gërvalla viziton Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jerusalem

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore “Yad Vashem” në Jerusalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

MPJD-ja, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se gjatë ceremonisë zyrtare ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Kosovës.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysmë fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, thotë MPJD.

 RTKlive

Lini një Përgjigje

Rusia qe 77 vite po feston fitore mbi nazizmin!

Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë – arabët- palestinezë mohues të tij