in

Gërvalla takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim znj. Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi znj. Gomes për rolin e shtetit të saj në drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.

Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.

Ministrja Gërvalla e njoftoi znj.Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.

Lini një Përgjigje

Nga e hëna fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

14 të vdekur dhe 520 raste të reja me COVID-19