Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Milan Radojçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës, kjo deklaratë e saj vjen pasi autoritetet serbe e liruan atë nga paraburgimi.
Radojçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator në veri, për këtë ai është dënuar me ndalim të shkuarjes në Kosovë, si dhe i është marrë pasaporta.
Për këtë, Gërvalla thotë se procesi kundër Radojçiqit është vetëm farsë e Beogradit.
Në këtë mënyrë, kryediplomatja kosovare thotë se grupi terrosist është urdhëruar nga Serbia. Në atë sulm terrorist mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
”Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar ajo në Tëitter.