in

Gërvalla në Izrael, do të pritet nga homologu Lapid

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo do të pritet nga homologu i saj, Yair Lapid, si dhe më pas do të ketë takime me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon.

Siç njofton MPJ, gjatë kësaj vizite, temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, dhe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit.

Gjatë ditës kryediplomatja kosovare është takuar me biznesmenin izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë atje.  Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Izrael, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e shoqëruar ndër të tjera nga përfaqësuesja   e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, pati një takim me kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike të Izraelit, Uriel Lynn, anëtarin e kryesisë Roy Roznek si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësive që ofron Kosova për investime të huaja, potencialit të saj të madh dhe mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe veprimeve të planifikuara nga Qeveria e Kosovës për të nxitur bashkëpunimin mes ndërmarrësve kosovarë dhe izraelit.

Lini një Përgjigje

Ibrahim Rugova: Kam simpati për krishterimin, ka qenë feja e parë e popullit tonë

Putin: NATO-ja është kërcënim i dukshëm për Rusinë