Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pas përplasjes që ai pati në Komisionin e Kuvendit të Kosovës me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gërvalla e quajti Pecin guximtar mendjemprehtë.
Ajo tha se ai është imun ndaj provokimeve.
“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”.
Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara.I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë.Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.


