in

Gërvalla e Rama vizitojnë punimet finale të Festivalit të Këngës

Një ditë para nisjes së edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, krerë institucional e medial kanë vizituar hapësirën ku po mbahen provat finale të 16 artistëve garues dhe Orkestrës së “Fest 2”.

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë parë nga afër kompletimin e detajeve të fundit.

Rama në një intervistë për RTK-në ka thënë se pret edicion më të mirë se ai i kaluari. Ka shtuar se kështu përveç që fuqizohet komuniteti kulturor, është edhe zhvillim për gjeneratat e ardhshme. 

“Ky set-up tash pak më ndryshe se vitin e kaluar mendoj se është edhe më mirë, është përparim. E krijon një ndërlidhje me publikun, performanca do të jetë shumë më afër qytetarëve që do të jenë pjesë e këtij festivali të mrekullueshëm”, ka thënë Rama. RTK

Turqi: sulm vdekjeprurës në selinë e kompanisë së avioacionit

Sot fillon Festivali i Këngës të RTK-së