in

GAZETARI DIAMANT SALIHU NDEROHET EDHE ME NJË ÇMIM

Shuquri Sejdijaj

 

*Diamant Salihu është vlerësuar dhe nderuar më herët me dy çmime: me çmimin e mdh të gazetarit të vitit (2022) dhe me Lopatën e Artë për librin e tij debutues ”Deri sa të gjithë të vdesin”.

Gazetari dhe shkrimtari suedezo-shqiptar Diamant Salihu është nderuar sot me çmimin e sivjetshëm Raoul Valenberg për raportimin e tij mbi krimin e bandave në Suedi.

– Shpresoj se mund të bëj diçka që bën përshtypje, diçka që është më e madhe se unë dhe që do të thotë më shumë se çmimi, thotë ai.

Diamant Salihu u lind në vitin 1983 në Kosovë (Botushë). Erdhi në Suedi si shtatë vjeçar dhe u rrit në Burlenge.Tani punon në Televizionin e Suedisë, ndërkaq deri më 2017 ka punuar reporter në gazetën Expressen.Deri tani ka botuar dy libra, “Derisa të gjithë të vdesin” dhe “Kur askush nuk dëgjon” (Mondial).Jeton në Stokholm me familjen e tij.

Ndërkaq që nga viti 2013 çmimi në kujtim të Raul Valenbergut ndahet çdo vit nga Akademia Raoul Wallenberg. Ai përbëhet nga një figurë bronzi dhe 100 000 korona.

Fituesi i çmimit zgjidhet nga një juri ku kryetar është financieri Sven Hagströmer. Fituesi i sivjetshëm i çmimit, Diamant Salihu, sipas arsyetimit, ka demonstruar pa u lodhur integritet dhe guxim të madh duke qenë një zë unik në një nga problemet më serioze të shoqërisë, ku njerëzit lejohen të vihen në fokus dhe veprohet në frymën e Raul Valenberg-ut.

*Diplomati Raoul Wallenberg ka shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra hebrenjve në Hungari në fund të Luftës së Dytë Botërore. Çmimi u jepet atyre që punojnë në frymën e diplomatit suedez dhe u krijua gjatë vitit Raoul Wallenberg në 2012, me mbështetjen e qeverisë.

https://www.dn.se/…/diamant-salihu-far-pris-for…/

Lini një Përgjigje

Beogradi synon të blejë 20,000 drone iraniane Shahed-136 në Teheran

Priftërinjtë serbë në Gjilan i detyrojnë fëmijët t’i këndojnë Rusisë